Politike

Rama: Primaret në PD, pabesi ndaj demokratëve

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, tha se primaret e PD-së vërtetuan se opozita është ‘një kënetë’.

Ai u ndal te procesi i primareve në PD, të cilin e konsideroi një praktikë hipokrite ku sipas tij, më të votuarit u lanë jashtë listave.

“Është ujë i ndenjur dhe këtë e tregoi shumë qartë edhe praktika shumë hipokrite, shumë skuthe shumë e pabesë e atyre gjoja primareve. Ca e ca demokratë që besuan se u erdhi dita që të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen se u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashtë. Simboli i tyre është fituesi i primareve të Tiranës, kryetari i PD-së së Kavajës. As nuk e njoh as nuk kam dyshim që është kundër meje dhe PS-së, se nuk ka si të jetë ndryshe, por fitoi dhe e hodhën jashtë. Doli i pari dhe nuk gjeti dot vend në listë”, tha Rama.

Si shembull solli të rintjë e FRPD-së në Vlorë që braktisën Berishën dhe iu bashkuan socialistëve.

“Kjo për të arritur një qëllim shumë të madh. Ata nuk u bënë socialistë dhe mbase nuk bëhen kurrë socialistë por ata janë pjesë e jona dhe unë jam pjesë e tyre sepse Shqipëria që duam në BE është përtej këtyre ndasive dhe ndarjeve ideologjike dhe historive”, shtoi Rama.

Teksa ju referuar kryedemokratit Sali Berisha, Rama tha se “bufi i kënetës” po lufton për veten dhe po mban peng një forcë politike që lindi si shpresë për shqiptarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë