Politike

Rama: Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama tha se viktima më e madhe e reformës në drejtësi, është sipas tij parimi i prezumimit të pafajësisë.

Teksa e quajti drejtësinë “të anshme” dhe “jo profesionale”, kryeministri Rama tha se rasti ‘Balluku’ s’është i pari, por as më i vështiri.

Këtu solli në vëmendje dosjen e Erion Veliajt duke thënë se për të nuk ekzistoi parimi i prezumimit të pafajësisë dhe gjyqi mediatik ishte “masakër gurësh e pështymash”.

“Ndryshe nga sa ka ndodhur me kryetarin e bashkisë së Tiranës pezumimi i pafajësisë të së cilit nuk ka ekzistuar as përpara se ai të merrej për herë të parë në pyetje dhe gjyqi mediatik ndaj të cilit ishte një tjetër masakër gurësh dhe pështymash, me libër shpie, e denjë për mesjetën dhe jo për një shoqëri europiane’, tha ai.

Ai theksoi se asnjë prokuror dhe as mediat nuk mund të përcaktojnë fajësinë apo pafajësinë e deputetes Belinda Balluku, duke nënvizuar se vetëm procesi gjyqësor ka këtë kompetencë. 

“Që ne të ngremë dorën për të votuar kërkesën për arrest të Belinda Ballukut, duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë. Nuk po them prova bindëse, por të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë këtë më parë.

Po them një nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë më parë në kujtesën time që prej reformën në drejtësi kemi votuar për 2 arreste, një për shkeljen të përsëritur të vendimit të gjykatës tjetri për plot të zeza, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie. Në këtë rast s’kemi asgjë nga këto”, tha ai ndërsa shtoi se problem tjetër është edhe materiali shumë voluminoz me 16 mijë faqe që shoqëron kërkesën.

“Ato 16 mijë faqe janë një kolpo e bukur propagandistike për t’i çuar fjalë të eturve për drejtësi që janë 16 mijë faqe me vjedhje. Janë tundime, prokurime, vendime, arkiva e ministrisë së Infrastrukturës nga drejtimi i Ballukut e marrë me kamion dhe e futur ë dosje. Dosje që nëse përbën provë për diçka, është prova më e fortë e madhe dhe serioze të ministrisë. Të tjerat janë dokrra. Për të, të isha në këshill unë do i ktheja mbrapsht si një qaje joserioze. Për mua ofenduese, por mbase ofendohem lehtë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë