Politike

Rama prezanton programin për zgjedhjet e 11 majit: Kush e do pasaportën e BE-së, të investojë me votë!

Nga Gazeta ‘SI’- Kryeministri Edi Rama po shpalos programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE.

Kreu i qeverisë shtoi se “kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama”.

Yjet janë rreshtuar në fatin tonë. Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e fatit të Europës, këtë mundësi se kemi pasur kurrë. Ne po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, vrull i dyanshëm. Ti çojmë mesazh BE, duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Pasaporta është një ambicie që deri para pak vitesh më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e katërt. Kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama.

Çdo konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet.  Duhet që më 11 Maj shqiptarët të na japin mandatin dhe ti japin mesazh të fortë BE, duke votuar masivisht për anëtarësimin në BE dhe pasaportën e BE. BE është një perimetër vlerash dhe parimesh”, tha Rama.

“Ti çojmë BE-së një mesazh, duam pasaportën e BE për çdo shqiptar”, theksoi Rama. 

Ai ka zbuluar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane,” u shpreh Rama, duke theksuar se dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së. Ai vuri në dukje se, megjithëse qytetarët shqiptarë sot udhëtojnë pa viza, ende përballen me kontrolle shtesë në kufijtë europianë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë