Politike

Rama: Presim Venecian, dokument shpjegues për hapat që ndjekim për Metën

Partia Socialiste do të jetë në pritje të publikimit të raportit përfundimtar të komisionit të Venecias dhe më pas do të hartojë një strategjie se do të veprojë për shkarkimin e presidentit Meta. Mbledhja e grupit të PS sot është drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe se për çështjen e raportit të Venecias është kërkuar që të hartohet një dokument mbi hapat që do të ndjekin në lidhje me nismën për shkarkimin e presidentit Meta.
Kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve socialist edhe miratimin sa më shpejt të rezolutës së PE, si pjesë e paketës antiShpifje. Siç u raportua edhe më herët, kjo paktë mes të tjerave autorizon AMA-n që të mbikëqyrë edhe median elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online apo çfarë është më e rëndësishmja ndalimin e ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia. Gjithashtu, në mbledhje është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2020, ku Rama i ka kërkuar që të bëhen gati për këtë raport.
Komisioni i Venecias pavarësisht e ka miratuar qëndrimin mbi kërkesën e Parlamentit për të vërtetuar nëse presidenti Meta shkeli Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, raporti final nuk është bërë ende publik, pavarësisht se palët e disponojnë atë. Presidenca do të reagonte në lidhje me raportin duke akuzuar mazhorancën socialiste se mashtroi në lidhje me dokumentet, ndërsa theksoi se Venecia ka përcaktuar se nuk përmbën shkelje për të shkarkuar presidentit. “Dokumenti Tao Tao (Taulant Balla) përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet. Ndërkohë, sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”, do të deklaronte Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidencës.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në konferencën për median


Por këtyre qëndrimeve iu kundërpërgjigj kryeministri Edi Rama sipas të cilit Venecia nxori tre qëndrime që vërtetojnë pa ekuivok vendimin e mazhorancës për të mbajtur zgjedhje më 30 qershor. Ai bazohet në pjesën ku raporti thekson se “Presidenti Ilir Meta kapërceu kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit”. Rama publikoi nëpërmjet rrjeteve sociale edhe tre përfundimet kryesore ku “Komisioni i Venecias” arsyetonte shkeljet e kreut të shtetit.
“Bojkoti elektoral i subjekteve politike edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor. Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/pcb.10157058559321523/10157058550591523/?type=3&theater

“Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre, pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre citimet e kryeministrit. Komisioni i posaçëm hetimor për shkarkimin e presidentit vendosi të shtyjë afatin në pritje të daljes përfundimtare të raportit të Venecias. Mbi bazën e këtij vendimi, komisioni pritet të marrë edhe një vendim për shkarkimin ose jo të presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë