Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria është duke negociuar me kompaninë “AstraZeneca” për një sasi të konsiderueshme dozash vaksine anti-Covid, që do t’i mundësonte vendit nisjen e procesit masiv të vaksinimit.
“Nesër mbërrijnë 38 mijë e disa qindra vaksina të kompanisë AstraZeneca dhe jemi duke negociuar për një tjetër kontratë për një tjetër sasi vaksinash që do të në japë mundësinë që të nisim vaksinimin masiv”, deklaroi Rama.
Kreu i Qeverisë foli nga qyteti i Vlorës gjatë një takimi me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në këtë qark. Objektiv, tha Rama, është që të lehtësohet sezoni turistik që këtë vit.
“Ky është synimi ynë. Do të sigurohemi që të kemi të gjithë dozat për rivaksinim nëse do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse Covid nuk do të zhduket, nuk do të tretet, por përmes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë viruset e tjera”, vijoi ai.
Këto deklarata të Ramës mbërrijnë pas aktit normativ të Qeverisë, të marrë ditën e mërkurë, ku veç Ministrisë së Shëndetësisë autorizohet edhe Ministria e Rindërtimit, drejtuar nga Arben Ahmetaj, për të negociuar për blerjen e vaksinave me vendet prodhuese. Akti në vetvete lë të hapur mundësinë e blerjes së këtyre vendeve edhe nga Rusia dhe Kina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje