Gazeta Si – Pas fjalës së presidentit të Ukrainës, kryeministri Rama ka folur në emër të Shqipërisë dhe jo si kryetar i këtij Këshilli.
“Presidenti Zelensky jam mirënjohës për prezencën tuaj këtu. Fjalët e tua të forta përcjellin qartësisht së bashku dhe vendosmërinë tuaj kurajon. Ndërkohë që bota sot ka më shumë se nevojë se kurrë për ndjenjë të prehtë përgjegjësie për tu përballur me sfidat e shumëfishta me të cilat përballet planeti ynë, konflikte, kapje jokushtetuese të pushtetit, përmbytje e thatësira, përfshi zjarre masive të paparashikuara ajo që dëshmojmë ndërkohë janë qëndrime gjithmonë e më tepër përcarëse e konfliktualitet në rritje mes dhe brenda shteteve. Kush mund ta përfytyronte që në dekadën e tretë të shekulli XXI, një luftë shkatërrimtare e nisur nga një anëtar i përhershëm i ktij këshilli do ta vinte Europën në rrezik duke minuar në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë OKB-së”, tha Rama.
Më tej ai cilësoi luftën në Ukrainë, si një agresion i pajustifikuar dhe i paprovokuar ushtarak i një vendi të madh kundër një demokracie të re nuk do të dënohej menjëherë nga të gjithë kombet që mblidhen këtu.
“Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problem i saj siç disa mendojnë. Cinikët mund të mendojnë se ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit duke menduar se është një lloj haku për diçka që mund të ketë ndodhur më përpara. Vërtet? Ju ftoj të gjithëve të mendoheni dy herë”, tha Rama.
Ndërsa e cilësoi si fyerje të intelegjencës faktin që nuk është shprehur në Këshill se cili është agresori dhe cili është viktima.
“Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet çdo ditë që kalon. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo cmenduri të shndërrohet në dicka më të keqe. Është po e aq e pamimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje. Kemi detyrën të ndihmojmë Ukrainën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën e vet për liri dhe dinjitet, pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë. Por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë një zëri se kush është agresori dhe viktima. I njëjti dallim i prehtë midis luftës dhe paqes siç do t’ju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën, nuk po përmbushin përgjëgjesinë, po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët. Lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira dhe e drejta për të jetuar në paqe dhe e padiskutueshme”, – theksoi Rama.
Ndërsa bëri të ditur se Shqipëria e mbështet Ukrainën në këtë luftë. “Për këtë arsye të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre. Shqipëria është vend i vogël, mbështetja jonë mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbetejë, por kontribuon për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të shndërrohet në diçka të dyshimtë”, theksoi kryeministri shqiptar.
Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, me një apel për paqe.
“Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e të cilës është sanksionuar nga gjykata ndërkombëtare penale. Kjo gjykatë s’mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh. Pavarësisht gjuhës racës dhe kombësisë dhe jo të ngremë mure për fantazmat e të shkuarës. Dua ta përmbyll me këtë. Parathënie e kartës së OKB na bën thirrje të praktikojmë tolerancën të jetojmë në paqe me njëri tjetrin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj të qëndrojë e të ngrihet për paqen. Të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe jo agresorit. Tani do marr detyrën si kryetar i këshillit”, mbylli fjalimin e tij Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



