Pas presidentes Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama ka takuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Pa përfundimit të takimit, Konjufca dha edhe një deklaratë për shtyp ku nuk përjashtoi mundësinë e një takimi Rama-Kurti.
“Rama është i shqetësuar nga presioni ndërkombëtar për Kosovën. Ai e ka presionin me sa duket më shumë se ne. Ne s’kemi probleme me Shqipërinë, duket sikur problemi ka ardhur nga andej, jo nga ne. Ata mund të takohen së shpejti, edhe pse jo sonte”, ka thënë ai.
I pyetur nëse është konsultuar me Kurtin para takimit, Konjufca tha se “asgjë nuk ndodh pa konsultimet me Kurtin”.
“Refuzimi i Kurtit, ka qenë ide e tij dhe duhet respektuar. Marrëveshjet janë nënshkruar dhe ishte dëm i madh që nuk u bë në mbledhjen e qeverive. Ramën e pritën krerët më të lartë shtetërore, nëse do të ishim kundër tij nuk do e takonim. Kërkuam që ta ketë sensin tonë të situates dhe Kosovën do e ndihmonte që të kishte përputhshmëri në relacion me çfarë përjetojmë ne nga Serbia. Nëse ne nuk pajtohemi me idenë sesi është qasja e Serbisë ndaj nesh, nëse kemi dallime, ne nuk i jemi duke i shërbyer qytetarëve të vendit tonë”, tha Konjufca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




