Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka pse të shqetësohet për luftën tregtare që ka nisur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, praktikisht me gjithë botën, përfshi edhe vendin tonë.
“Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është shumë e thjeshtë dhe komode për vetë pozicionin tonë dhe volumin e tregtisë që kemi me SHBA.
Dhe në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha Rama duke folur në një konferencë për mediat në Tiranë bashkë me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas.
Sipas shifrave të publikuara nga administrata amerikane, SHBA ka vendosur një tarifë 10% ndaj produkteve shqiptare, një shifër shumë më e ulët se pjesa kryesore e vendeve të rajonit.
Edhe ndaj Kosovës është vendosur një tarifë e njëjtë, ndërsa ndaj Serbisë shifra shkon në 37%
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.