Politike

Rama për SPAK: Nuk e kthen ‘kokën’ as majtas as djathtas! Lufta e Shqipërisë kundër korrupsionit, unike në rajon

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e samitin për zgjerimin e BE-së të zhvilluar në Bruksel me një intervistë ku komentoi punën e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi.

Rama tha se ajo çka Shqipëria po bën sot në luftë kundër korrupsionit është unike dhe se asnjë vend tjetër në rajon nuk mund të pretendojë se ka arritur ta bëjë gjithashtu.

“Veprimtaria e plotë e SPAK ka krijuar praktikisht në Shqipëri shembullin se lufta kundër korrupsionit është diçka që shkon shumë përtej fjalëve dhe sipërfaqes, shkon shumë thellë dhe është tejet e ekuilibruar pa parë djathtas apo majtas”, tha Rama, duke shtuar se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri që prej pavarësisë deri shumë pak vite më parë, po ndodh vitet e fundit. 

“Një gjë që asnjë vend në rajon nuk mund të pretendojë se e ka bërë”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu foli dhe për Diellën duke thënë se Shqipëria brenda vitit 2027 synon realizimin e një sistemi të plotë të bazuar vetëm në AI. Ndër të tjera ai thotë se Shqipëria është i vetmi vend kandidat që ka përdorur AI, kryesisht në korpusin ligjor duke ndihmuar në përshpejtimin e proceseve të formulimit dhe përgatitjes ë gjithë paketave ligjore për tu miratuar në parlament.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë