Kryeministri Edi Rama tha se nëse reduktohen taksat çmimin e naftës për ta ulur atë, do të rritej çmimi i energjisë.
Kjo sepse, nafta është një lënda që arkëton më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit duke mundësuar blerjen e energjisë elektrike me ato të ardhura.
I pyetur gjatë konferencës për shtyp se pse nuk reduktohen taksat që i janë vendosur aktualisht në çmimin e naftës, Kreu i qeverisë u shpreh se nëse do duhej të hiqeshin taksat e naftës detyrimisht do të duhej rritja e energjisë që sot qytetarët e paguajnë 9.5 lek për kilovat ndryshe nga vendet e tjera që sipas Ramës e paguajnë më shtrenjtë.
“Kosova dhe vende të tjera i kanë veç taksat por nuk i kanë në strukturën e çmimit. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në faturat e familjarëve. A do ishit dakord të ndodhte kjo në Shqipëri. Mund të ndodhi më tutje por sot që flasim. Ne bëjmë rregullisht 45 milion dollar subvencion për familjet në nevojë për të mbajtur kilovatin 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9.5 lekë. Qeveria e blen 61 lekë. Paguhen nga buxheti dhe vjen tek ne 9.5 lekë. A është e drejtë të ndërhymë sot tek çmimi i energjisë dhe ti godasim të gjithë dhe për të ulur naftën. Megjithëse nuk e besoj që kjo e ul naftën. Mendoj që jo”- tha Rama.
Rama shtoi se në Kosovë apo Maqedoni të Veriut është më e ulët nafta nuk do të thotë që nuk ka taksa, por pasqyrohen në elementë të tjerë.
“Kjo qeveri është e vetmja që po rri pa e rritur çmimin e energjisë. E vetmja po ju them. Pyesni të afërmit në Itali dhe Greqi se çfarë jete po bëjnë me gazin dhe me faturat e energjisë” tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.