Me një postim të fundit në faqen e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë për ata që kanë patentë. Kreu i qeverisë bën me dije se prej muajit nëntor, tarifat për rinovimin e patentës do të pësojnë ulje të madhe, duke shkuar nga 3500 lekë në 2000 lekë.
“Lajm i mirë nga DPSHTRR. Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga nëntori 2021, këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3500 lekë në 2000 lekë.
Pra, të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5-vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore, do të kushtojnë -43%. Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave, që ndihmojnë shtresa më vulnerable, por edhe më të ekspozuara në pagesa”, - shkruan Rama në postimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.