Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në faqen e tij në Twitter pas zgjedhjes se drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani. Ai shkruan se procesi foli vetë dhe se tani pret rezultate konkrete.
Kreu i qeverisë ka dhe një mesazh për ‘thashethemet e katundit politik dhe mediatik’, sic i quajti ai.
Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAKfoli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!
— Edi Rama (@ediramaal) December 16, 2022
‘Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era!
Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!’ – shkruan në postimin e tij kryeministri Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.