Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka folur për qëndrimin e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku u shpreh se kërkoi që t’i qëndrojnë marrëveshjes për mbylljen e negociatave deri në 2027.
Rama u shpreh se ka folur troç dhe pa dorashka.
Sipas tij vendi ynë është i respektuar maksimalisht në Bruksel dhe i mirëpritur në atë qe e quajti, tempullin e Evropës politike.
“Pa modesti, ju kam nderuar”, deklaroi Kryeministri, teksa shtoi se vlerën Shqipërisë ia ka rritur fakti që “fjalën tonë e themi drejt dhe në sy”.
“Sa i përket Shqipërisë jemi në kushtet siç nuk kemi qenë ndonjëherë. Të respektuar maksimalisht, të mirëpritur maksimalisht në tempullin e Evropës politike në Bruksel.
Qëndrimi im ka qenë ai që dini dhe mënyra si kam mbajtur qëndrimin është ajo që dinim troç e pa dorashka.
Siç ua kam thënë dhe atyre, them atë që mendoj dhe bëj ata që thonë ata. Ne detyrat e shtëpisë i bëjmë në mënyrë korrekte, sepse e dimë që përmes atyre detyrave do të jemi pjesë e BE.
Fjalën tonë e themi drejt dhe në sy, kjo e ka rritur vlerën në këto tryeza.
Kam theksuar se hapja gjithë kapitujve është për ne inkurajim, kam ripërsëritur domosdoshmërisë ti qëndrojnë marrëveshjes për mbylljen e negociatave deri në 2027, sepse e dini si janë këta, ndonjëherë i ‘luajnë’ marrëveshjeve.
Do të fillojmë reformat, përpjekjet kundër problemeve që këta kanë dëshirë ti përmbledhin tek lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




