Politike

Rama lajmëron spastrim të deputetëve në zgjedhjet 2025: Janë përtacë, flasin si nga hëna. Duam të rinj, hapim platformën deputeti që duam (mesazh edhe për tradhtarët)

Kryeministri Edi Rama nisi fushatën e PS-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në fjalën e mbajtur në Kongresin e të dielës, Edi Rama paralajmëroi spastrim të deputetëve aktualë në listët e ardhshme, duke ftuar kandidatët kryesisht të rinj që të aplikojnë në platformën dixhitale (të prezantuar më herët nga Bora Muzhaqi) deputeti që duam.

“Dua tu kërkoj ndjesë për ata deputetë që nuk e kanë përmbushur akoma minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve shumë më mirë sesa shumica. U kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin vetëm për të më shoqëruar mua. Për ata deputetë që u del zëri vetëm për interesa të tyre dhe ata deputetë qysh se kanë zbritur në sallë, flasin njëherë në hënë sikur kanë ardhur nga hëna”, tha Rama.

Më tej, ai ftoi këdo që të aplikojë.

“Do ndërtojmë skuadrën e re kombëtare për ndeshjen elektorale të radhës ku do të futemi jo për të marrë thjesht mandatin e katërt radhazi, për fitoren më shembullore të të gjithësi serisë së pandërprerë të fitoreve tona. Sot nga kjo foltore dua tu them gjithë shqiptarëve që duan ta çojnë Shqipërinë në majën sfiduese të 2030, shqiptarëve që duan të japin dorën e tyre për ta ngritur në oborrin e SHBA të Europës në Bruksel, flamurin e Skënderbeut dhe Ismal Qemalit në fund të këtij 10-vjecari, shqiptarët që e duan Shqipërinë kampione me nam të turizmit në Ballkan, pikë referimi në rajon për rritjen e pandërperë ekonomike dhe sociale, shqiptareve që e duan Shqipërinë Europën e Ballkanit, merreni iniciativën, kërkojani PS që ta vlerësojmë kandidimin tuaj për deputet dhe deputete në legjislaturën e ardhshme. Mandati ynë i 4 do jetë mandati i mbledhjes së shumë fryteve  të punë së gjatë dhe të vështirë, mandati i një pune të jashtëzakonshme për nga volumi dhe sfidat për të kapërcyer”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama pati edhe një mesazh për “tradhtarët” brenda Partisë Socialiste.

“I kam njohur dhe vetë të tillë të paudhë, madje aq të paudhë sa cilido do të habitej po të tregoja ca më thonin në sy dhe se çfarë më bënin pas shpine dhe kur janë ngjitur dhe më janë ngjitur edhe mua këtu, merri me mend se sa nga këta ka më poshtë deri aty ku këta njerëz po u drejtohem duhet të nisin rrugën, por ama siç po u them këto siç janë , unë jam po ai që them besojeni, se PS është e vetmja rrugë për ju”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij ai përmendi edhe drejtësinë kur tha ndër radhë se, ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, nuk është frikë ndaj SPAK.

“Atyre që e mendojnë pse u kujtua Rama 11 vjet për të luftuar korrupsionin, u them hapeni dhe përpiquni ta lexoni raportin e skanimit të thelluar të BE dhe aty janë faktet reale qoftë për sa është luftuar si është luftuar, apo sa pjesë të rekomandimeve të BE që duhet t’i plotësojmë në 2030 janë për sistemin e drejtësisë, janë më shumë se gjysma, atëherë si mundet ne të mos marrim përsëri inciativën që të krijojmë një kapacitet institucional që i mungon Shqipërisë dhe që i duhet në këtë fazë në parlament”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë