Politike

Rama paralajmëron reformë për prefekturat: Jo vetëm fole që shpërndajnë paga

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama u shpreh se prefekturat duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë. Ai theksoi se këto institucione e kanë humbur kuptimin dhe peshën e tyre.

Ai tha se ministrja e Brendshme së bashku me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor do të hartojnë një reformë për prefekturat ku dhe duhet të nxjerrin në përfundim nëse funksioni i tyre është apo jo i nevojshëm.

“Na duhet një reformë për prefekturat, të cilën do ta bashkëudhëheqin që në konceptim ministrja e brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin Vendor. Duhet të dalin në përfundimin a na duhen prefekturat apo nuk na duhen fare. Dhe nëse na duhen prefekturat, çfarë forme duhet të ketë, si të bëhen vlerë e shtuar, dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër 0-s”, tha Rama.

Rama dha sinjale të forta për një reformë të thellë në administratën e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, duke e cilësuar qasjen aktuale si të shkëputur nga realiteti dhe nga dinamika që kërkon koha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë