Nga Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama paralajmërtoi deputetët me më shumë se një mandat se do të dalin në garë të hapur në popull në zgjedhjet e 2025. Bashkë me të dhe drejtuesit politik te qarqeve. Ramna përjashtoi nga ky rregul vetëm Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së dhe drejtuesin politik të Diasporës.
“… Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra të zbresë zyrtarisht në fushë, skuadra jonë e re përfaqësuese PS 2030 për Shqipërinë 2023 . Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësueses sonë do të jenë 187. 140 në listën e votimit për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot se deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politik të qarqeve përfshi edhe mua do të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët, ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre si Sekretari i Përgjithshëm apo drejtuesi politik i diasporës kjo do të thotë se pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë vetëm me një mandat’, tha Rama
Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Asambleja numëron rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.
Rama bëri diferencën me opozitën.
“Ata zgjohen më vonë se ne dhe flenë më shumë se ne, për çdo gjë që flasin dinë më pak sa ne, merren çdo ditë me ne, kush e kush të helmojë më shumë popullin kundër nesh”.
“Dikush thotë që ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marrë votat e se i blejmë, thonë se kemi fituar se nuk kemi pasur alternativë dhe se ofrojnë ata vetë alternativa. Madje thonë se ne fitojmë se Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin sytë, ngaqë ne i korruptojmë e ngaqë Evropa nuk na respekton e se SHBA na do për kukulla në rajon, e të tjera budallaqe të guximshme si këto”
Rama bëri një koment edhe për drejtuesit politik te qarqeve të zgjedhur nga PD-ja.
“Besoj e patë, lista fund e krye me humbesa kronik njëri me i rraskapitur se tjetri tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të tetë”
Rama u shpreh I sigurt se ne zgjedhjet e ardhshme se PS-ja do të shkojë në një fitore më të madhe se zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Jo vetëm. “Unë nuk shoh filxhan dhe nuk parashikoj të ardhme, por dimë të lexojmë mendjen e popullit, jo vetëm se kemi patronazhistët, por kemi një strukturë që bën anketimet e përmuajshme të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhshme PD zor se do të marr më shumë mandate se ne 1997, mbajeni shënim. I vetmi ndryshim është se atëherë e gjithë Shqipëria ishte në humnerën ku ra ajo parti, ndërsa këtë herë humnera është destinacion ekskluziv i vetëm asaj partie, i zgjedhur me vullnet të lirë”, tha Rama.
AXHENDA
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
3. Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
4. Të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.