Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama dha një lajm gjatë takimit me fermerët në zonën e Cërrikut.
Ai tha se ideja e “Paketës së Maleve” për të përfituar dokumentat e pronës në këmbim të një investimi do të implementohet edhe në tokat e punuara.
“E para sa i përket regjistrimit, është e vërtetë që ka marrë kohë, por duhet të keni parasysh se nuk është punë e lehtë, për më tepër duke u nisur nga rrëmuja totale që ne kemi gjetur në Kadastrën e shtetit. Tani ka filluar puna përsë mbari. Po bëhet regjistrimi i invertarizimit dixhital, i kompjuterizuar i tokës, me mbështetjen e BE. Pjesë e angazhimeve tona në procesin e anëtarësimit, parashikohet të përmbyllet si proces deri në 2028. Ndërkohë janë dy komponentë që dua të ndaj me ju. E para duket sikur s’ka të bëjë me ju se quhet paketa e maleve, Kur ne kemi bërë hap të rëndësishëm për pronësinë, duke iu dhënë mundësi atyre që kanë pronën faktike por nuk e zotërojnë juridikisht se s’kanë dokumentet, do t’u japim mundësi të gjithë atyre që duan të investojnë në këto toka, që me një dëshmi të këshillit bashkiak, të hyjnë në një marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro, të bëjnë investimin e tyre dhe ta regjistrojnë si tokën e tyre. Ky është proces për të kapërcyer llojet e pengesave burokratike dhe ligjore. Të njëjtin koncept duam ta shtrijmë te toka e punuar.”
Paketa e Maleve synon zhvillimin e tokave në zonat malore për vetëm nga poseduesit faktikë të saj ose zhvillues të tjerë për vetëm 1 euro. Poseduesit e tokave që nuk kanë dokumentacion do të munden të përfitojnë të drejtën ligjore me anë të një investimi aty. Ideja ka marrë kritika dhe qeveria akuzohet se po e përdor për efekt elektoral.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.