Politike

Rama: Paga minimale, 500 euro janarin e ardhshëm

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë pyetje/përgjigjeve me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në platformat sociale, njoftoi se paga minimale do të rritet në qershor të këtij viti dhe do të shkojë nga 400 në 500 euro.

Rama u shpreh se paga mesatare është 3-fishuar që prej qeverisjes së socialistëve.

“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro dhe sot në vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare, referoju INSTAT-it. Pra, kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme në sektorin publik privat e kishim 322, sot e kemi  830 euro paga mesatare në Shqipëri. Po paga minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro dhe siç e kam thënë dhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do të hyjë në efekt në janar të 2026, ndërkohë që shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë