Nga Gazeta ‘Si’- Aksioni për lirimin e hapësirave publike, i nisur nga kryeministri Edi Rama në mbarë vendin, po shkakton valë shkarkimesh në disa bashki.
Pas Fierit, ku ishte pak orë më parë dhe ku kërkoi largimin nga detyra të të gjithë drejtorëve vendorë të bashkisë Fier, Rama ka shkuar në Durrës për një takim në bashkinë e qytetit, me drejtues vendorë dhe me deputetët e qarkut.
Burime bëjnë me dije se në takimin me dyer të mbyllura që Rama mbajti, foli me tone të larta për zaptimin e hapësirave publike.
Për rrjedhojë ai kërkoi dorëheqjen e drejtorëve si dhe drejtuesve të institucioneve të cilët nuk kanë përmbushur detyrën.
Kryeministri Edi Rama e nisi aksionin për hapësirat publike me Bashkinë e Vlorës, ku largoi 21 drejtorë dhe iu dha ultimatum bizneseve të heqin barrikadat nga trotuaret.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



