Politike

Rama: Nuk ka negociata për detin, dhe as grup negociator

teremt, rama, deti, greqi, shijak

Kryeministri  Edi Rama reagoi sërish për çështjen e detit teksa ndodhej në Shijak ku ndoqi nga afër procesin për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat  janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga Presidenti për të marrë besimin.


“Mund të jetë konsipracion për detin… se është për të vënë duart në kokë se ka njerëz që nuk besojnë dhe ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne. Kuptojeni të gjithë, s’ka marrëveshje, nuk është arritur. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe dashakeqase. Ky popull është i mencur, kush e merr për budalla e pëson. Kjo është një tjetër arsye pse do ta pësojnë përsëri ata që duan ta bëjnë për budalla me këtë historinë e detit”-tha kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë