Politike

Rama: Nuk ka grupe si Ndrangheta dhe Cosa Nostra në Shqipëri, duan të na përbaltin

Në konferencën me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama nuk iu shmang sërish nje komenti rreth emisionit investigativ në RAI3 ndaj qeverisë që ai drejton.

“Më duhet të citoj një gazetë, të se nesërmes, ‘Thelbi i kriminalitetit shqiptar është vendi ku veprojnë klanet që lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. Më duhet t’iu rrëfej që e kemi marrë seriozisht këtë zbulim shqetësues, meqë gazeta e së nesërmes thonte që po merreshim me zbulimin e këtyre klaneve, do të thotë që po merremi me SPAK dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston.

Ne foto: Kryeministri Edi Rama ne konference me kryeministren italiane Girgia Meloni

Sigurisht veprojnë grupe kriminaliteti, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për një mafie shqiptare, term i përdorur për të hedhur baltë mbi Shqipërinë, duke cituar kreun e SPAK s’mund të themi se në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjanë, Ndrangheta Cosa Nostra, Camorra, sepse grupet kriminele shqiptare s’kanë hierarki dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare apo shoqërore. S’mund të mos shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtim për gjysmë të vërteta. Me qëllim fare të qartë për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Të kenë turp, të turpërohen të gjithë ata që të drejtë demokratike për të kundërshtuar këtë marrëveshje e kanë shndërruar në një abuzim të pushtetit të katërt dhe kjo në kurriz të shqiptarëve’, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë