Politike

Rama nuk heq dorë: Amnistia është për të gjithë

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Gjirokastra se qeveria nuk do të heqë dorë nga amnistia fiskale, duke ironizuar edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve për këtë çështje

“…Punën e zezë nuk mund ta legalizojnë. Paratë e fituar nga puna në të zezë nuk mund t’i legalizojnë se janë kriminelë. Do t’ju nxihet jeta sa herë duan të blejnë një shtëpi këtu se u shkon prokuroria dhe u thotë ku i gjete ti këto lekë. Ne e kemi parë në anketimet që kemi bërë dhe në këshillimin kombëtar. Ata që donin të merrnin pjesë, morën. Këshillimi kombëtar ishte anonim. Ishin mbi 60% e atyre që morën pjesë që thonin që duhet bërë. Do e bëjmë në bashkëpunim me partnerët tanë. Na than njëri bëjeni por jo për ata që punojnë te ne.

Domethënë paratë i doni atje. Do i sjellim paratë këtu se ata janë shqiptarë. Nëse këtë do e kishim shpikur ne atëherë do ishim dakord. Këtë e bën Italia… Pse mos ta bëjmë ne… Amnistia është për të gjithë, as për demokratët as për socialistët. Është për të gjithë. Që shqiptarët të sjellin paratë këtu…”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë