Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në grupin e PS, pas dëgjesës me rektorin e UBT, Fatbardh Sallaku, u shpreh se nuk do të heshtë, nëse pavarësia e organeve të drejtësisë, përdoret për të shkelur të drejtat e njeriut.
“Bashkë me ju këtu, për herë parë kemi hequr duart e pushtetit politik nga drejtësia. 5 vjet me radhë kemi thënë, nuk komentojmë asnjë proces, vendim të drejtësisë. Kur e shoh pak më larg se të tjerët, që kjo metodë që po kthehet në sistem, është gabim, arsyetimi për të vazhduar paraburgimi mbetet i pavlerësuar gjatë rrugës. Shikoni sa zgjatje kanë paraburgimet e kësaj drejtësie.
Nuk ka për ta pasur më heshtjen tonë, kur pavarësia kthehet në carta bianca për të shkelur të drejtat e njeriut. Më ka shkuar publikisht një tjetër person, avokati i Thoma Gëllçit.
Gjykata e Strasburgut tha se arrestimi i Thima Gëllçit ishte i pavlefshëm. Hetimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës e ka nisur Shërbimi Informativ Kombëtar dhe Policia e Shtetit. Nuk ka degë dhe nuk ka gjethe afër dhe rreth meje, që nëse i ka hyrë miza, unë të shmang krasitje. Përkundrazi, edhe një arsye pse e kam dashur SPAK, është të ndihmoj në krasitjen e kësaj peme këtu, me instrumentat e drejtësisë. Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ janë pas shumë operacioneve, ku lavdinë e marrin të tjerët.
Nuk kam asgjë kundër hetimit, të dalin ata që kanë prekur qoftë 1 euro të buxhetit të shtetit. Por këto paraburgimet dhe këto noterizimet në GJKKO, këto nuk i pranoj më, nuk i pranoj më”, theksoi ai.
Rama iu drejtua prokurorëve të SPAK duke thënë që ata nuk duhet të merren me deklaratat e tij, por të bëjnë punën e tyre, duke theksuar se “e kanë gjithë mbështetjen tonë”.
Ai u shpreh se prokurorët e posaçëm duhet të garantojnë që fajtorët të shkojnë në burg dhe të pafajshmit të mos traumatizohen për gjithë jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



