Politike

Rama njofton hapjen e fushatës elektorale në 12 Prill

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar datën e çeljes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Partia Socialiste ka vendosur që çelja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të zhvillohet më 12 prill, në sheshin “Skënderbej”. Nga njoftimi i Ramës bie në sy simbolika e numrit 12, që mesa duket kryeministri do ta ketë në qendër të fushatës duke e lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ndërsa fushata elektorale nis zyrtarisht më 11 prill, PS do ta shfrytëzojë atë ditë për të zhvilluar takime masive në çdo qark me gratë dhe vajzat.

489689099_1219419832887009_719808019218346729_n

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë