Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në asamblenë socialiste të disa njësive në Tiranë foli për gabimet që mund të ndodhin në politikë dhe ato që mund të ndodhin në sistemin e drejtësisë.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se një gabim që bën një bashki, kushton 100 pemë, por në sistemin e drejtësisë një gabim ka kosto në jetë njerëzish.
“Ne e kemi qeverinë institucion të ri, llogarite tani një drejtësi që për herë të parë në historinë e vetë funksionon e pavarur dhe kur njerëzit e saj kanë një kulturë shumë shumë pak europiane. Një pjesë e tyre kanë dëshirën e madhe që të bëjnë gjënë e duhur, por nuk mjafton.
Tani ndryshimi midis gabimeve që bën cilido tjetër, një gabim i bashkisë X në mbjelljen e pemëve, në vend t’i mbjelli në sezonin e mbjelljeve i mbjell në korrik, kushton 100 pemë që thahen. Një gabim i një sistemi të ri drejtësie që është totalisht i pavarur por që ka mangësi të tjera kushton jetë njerëzish. Kjo është një kosto shumë e madhe. Kjo është politika”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



