Politike

Rama nga Kosova: UÇK s’ka lidhje me terrorin! Ata burra u armatosën kundër shfarosjes

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama nga Prishtina ku mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” i cili i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, tha se kjo e fundit nuk ka lidhje me terrorin.

Rama tha se ftesën për të marrë pjesë në promovimin e librit e mori para se Haga të jepte atë që ai e konsideroi kërkesë absurde të prokurorëve për të dënuar me 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së.

Duke hequr paralele me të burgosurit që janë aty, Rama tha se asnjë nga ish krerët e UÇK nuk ka lidhje me terror mbi popullsinë civile, spastrimin etnik apo shenjëstrimin e fëmijëve.

“Sot të dënuar nga ajo gjykatë, janë Radovan Karadziç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për një epokë terrori dhe spastrimi, Radko Maldiç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm si fytyra e makinerisë s shfarosjes dhe autori i damkosur botërisht i masakrës së 8 mijë njerëzve të pafajshëm.

Të tjerë me burgim të përjetshëm për terronin e spajperit që shëndestruan fëmijë e gra si të ishte një safari njerëzor. Dikush që lidhte njerëz të gjatë dhe i hidhte në lumë duke parë me kënaqësi sesi përpërliteshin dhe mbyteshin. Dhe 3 autorë të tjerë përdhunimesh, vrasjesh, krimesh nga më makabret.

Sipas kërkesës së prokurorisë të tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do t’u shtohen dhe 4 të tjerë, në anën tjetër të barrikadës. Ndërkohë që prokuroria nuk pati, përvojë në asnjë të ngjashëm se nuk ka asgjë të ngjashme në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK me terronin mbi popullsinë civile, spastrimin etnik, me varret masive të njerëzve të pafajshëm, me shënjestrimin e fëmijëve dhe grave nga snajperët apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë”, tha Rama.

Ai shtoi se ish krerët e UÇK nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre.

“Ata vetë me dorën e tyre, e votuan në parlamentin e Kosovës, një gjykatë e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, jo për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Sot jemi në kushtet kur ka marrë formë thuajse përfundimtare pasi fjalën e fundit e ka sigurisht gjykata, një plan shumë afatgjatë jetësimi i të cilit ka nisur me raportin famëkeq të Dick Martit që mos gjetë kurrë prehje aty ku është”, tha Rama.

Ndërkohë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh se “UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”.

Osmani tha se lufta “nuk ishte akt i impulsit”, ndërsa tha se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi “narrativa të rreme”.

“Drejtësia e fiton kuptimin e plotë vetëm atëherë kur është e paanshme dhe e ndërtuar mbi fakte të vërteta, por asnjëherë kur ajo ndërtohet mbi narrativa të rrejshme, të njëanshme dhe me synim për ta rishkruar historinë”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë