Opozita thotë se Bashkimi Europian refuzoi të hapë negociatat me Shqipërinë për shkak të lidhjeve të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama me krimin. Por, Kryeministri Edi Rama mendon se refuzimi ka një tjetër arsye madhore.
Për Kryeministrin, Bashkimi Europian refuzon të hapë negociatat sepse pret që drejtësia të çojë në burg peshqit e mëdhenj.
“Bisedimet për anëtarësim nisin me drejtësinë dhe ccelja e kapitujve të drejtësisë në zhvillimin e këtyre bisedimeve nuk është më një ccështje legjislacioni, pasi dihet botërisht se Shqipëria thuajse e ka përmbyllur të gjithë legjislacionin në përputhje me BE, por është ccështje zbatimit të legjislacionit që do të thotë se Shqipëria duhet të provojë, jo më se ka miratuar në Kushtetutë dhe në bazën e vet ligjore gjithccka që i nevojitet një vendi për të qenë anëtar në BE, as që po kryen procesin e pastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por se sistemi i saj i drejtësisë është i aftë që t’i vendosë të gjithë pa dallim si të barabartë para ligjit dhe sicc mëson përvoja e integrimit në vende që na kanë pararendur, kjo do të thotë që sistemi i drejtësisë të jetë i gatshëm që të provojë aftësinë e vet për të hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar presidentë, ish-presidentë, ministra, ish-ministra e kështu me radhë”, deklaroi Rama.
Rama u ndal edhe tek vendimi i Bashkisë së Shkodrës për t’i ndaluar takimin elektoral në pedonalen e këtij qyteti në orët e pasdites. Rama foli për një plan të opozitës, që kërkon përshkallëzimin e tensioneve. Ai tha se Partia Demokratike është në kërkim të “dëshmorëve për kauzën e saj” dhe u rikthye protestave të 2 prillit 1991 në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër martirët e demokracisë, mes të cilëve edhe Arben Broci.
“Mbase plani është për të bërë një 2 prill tjetër sot pasdite, sepse historia ka tregtuar që asgjë nuk ka ndryshuar në vizion, qasje dhe metodë në kokën e atij që është lideri suprem i Partisë Demokratike dhe fatkeqësisht ky është edhe rezultati i përfshirjes skandaloze të atij që sot është në zyrën e Presidentit, por që e ka humbur të drejtën për të qenë në atë zyrë, sepse i ka hedhur benzinë zjarrit”, shtoi Kryeministri.
Rama komentoi edhe kërkesën e Ilir Metës për sigurinë në burgje, kërkesë që Presidenti ja adresoi tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kryeministri tha se para letrës, ai kishte marrë informacione që u janë dërguar të burgosurve të lidhur me opozitën, ku u kërkohej që të revoltoheshin.
“Morëm informacione se njerëz që mund të verifikohen lehtësisht se më kë janë të lidhur në katërshen që i janë kundërvënë zgjedhjeve për t’iu kundërvënë Europës, kanë komentuar me persona në burgje që të marrin në dorë pjesën e tyre në revolucionin imagjinar. Çuditërisht pas këtij informacioni del letra e Presidentit të shqetësuar për situatën në burgje. Nëse do të ishte i shqetësuar nuk duhet të publikonte letrën, që e ka dërguar në adresë të gabuar, pavarësisht se sot ndjehet komandant suprem në krah të liderit suprem, ai s’ka asnjë tagër t’i drejtohet askujt tjetër përveçse ministrave përkatës. Farsa është e gjitha në sytë e të gjithëve”, tha Rama.
Kryeministri u shfaq edhe më i bindur se lëvizja e opozitës fsheh frikën nga drejtësia. “Është një betejë mes drejtësisë dhe padrejtësisë. Një gjë është e sigurtë, që këta do të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh ai.
Rama thotë se për realizimin e zgjedhjeve më 30 qershor ka mbështetjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar.
Në rendin e ditës ishin edhe propozimet për ndryshimin e Kodit Penal, që ashpërsojnë ndëshkimet ndaj personave që ushtrojnë dhunë, sidomos ndaj punonjësve të shtetit, por edhe ndaj atyre që bllokojnë rrugët dhe protestojnë pa leje.
“Prekja me dorë e policit, prekja me dorë e mjekut, prekja e arbitrave, sportistëve ka ardhur koha që të marrin përgjigje, siç ka ardhur koha që të marrë përgjigje halli i madh që u krijohet qytetarëve nga bllokimi i rrugëve. Gjithë kjo përpjekje për ta rrumpallizuar vendin, kur bën reforma duhet të marrë një përgjigje jo thjesht dhe vetëm për shkak të katër aventurierëve, por edhe për efektet skandaloze që të gjitha këto gjëra kanë mbi njerëzit e zakonshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.