Politike

Rama në Shkup: NATO të garantojë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, është jashtë kontrollit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore, i cili u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp zhvilluar më vonë (pas takimit) mes liderëve dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s,  Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi, sipas tij, është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.

“Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi  në Banjskë”

Rama tha më tej se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nuk duhet të konsiderohet sporadik por paralajmërim.

Ai kërkoi gjithashtu përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt. Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura”, tha ai.

Rama theksoi gjithashtu nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.

“Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi  në Banjskë”

Rama tha më tej se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nuk duhet të konsiderohet sporadik por paralajmërim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë