Kosova

Rama në Presidencë, Kurti lë zyrën e kryeministrisë, s’jep përgjigje nëse do takohen bashkë  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lënë zyrën e kryeministrisë në Prishtinë teksa Edi Rama paralelisht zhvillonte një takim në një tjetër ndërtesë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, aty ku mediat në Kosovë raportuan se është futur më vonë edhe ambasadori amerikan.

Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij, Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, sa kohë që ai po largohej nga selia e kryeministrisë.

Kreu i qeverisë së Kosovës refuzoi të përgjigjet, duke përshëndetur me dorë gazetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë