Nga Gazeta ‘Si’– Ka zgjatur vetëm 30 minuta mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama vetëm pak ditë pas ndryshimeve të tjera në qeveri.
Mësohet se fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren.
Sipas burimeve Rama lajmëroi hapjen e fushatës për zgjedhje në Partinë Socialiste, të cilat mund të zhvillohen në periudhën qershor-korrik, por ende nuk ka një datë të qartë.
Gjatë diskutimeve u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.
Gjithashtu Rama u ka kërkuar të tijëve të forcojnë bashkëpunimin me bazën socialiste dhe ‘të jemi të përgatitur për çdo pasojë ekonomike që mund të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme” .
Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u vendos një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare.
Gjatë ditës së djeshme Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Kryeministrin Edi Rama. Gjatë takimit që u zhvillua në Pallatin e Brigadave, Rama i paraqiti Kreut të Shtetit propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Rama e Begaj u takuan për afro 40 minuta në Pallatin e Brigadave, ku kreu i qeverisë i dorëzoi për dekretim shkarkimet dhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje