Politike

Rama në Londër: Nëse rusët ju pushtojnë, ejani në Shqipëri t’ju mbrojmë nga Putin dhe Braverman

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe e nisi këtë të premte me një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

I pyetur sesi Shqipëria po i menaxhon sfidat gjeopolitike, sidomos atë të emigracionit, me nota ironie Rama tha: “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”. Deklarata e kryeministrit shkaktoi të qeshura në sallë.

Teksa u ndal tek largimi i të rinjve shqiptar, kreu i qeverisë u shpreh se sot jetojmë në një vend demokratik dhe se nuk mund tu thuash dot të qëndrojnë këtu, pasi ata janë të lirë të lëvizin kudo që duan.

“E di që nuk është korrekte politikisht, por unë nuk u them njerëzve që duhet të rrini këtu sepse këtu është vendi juaj. Kur isha i ri nuk mund të largohesha nga vendi, por sot ajo për të cilën luftova është që Shqipëria është një vend i lirë dhe mund të lëvizësh kudo. Si tu thuash njerëzve qëndroni këtu pasi këtu e keni vendin, jo. Nuk u thua njerëzve e ardhmja është e ndritshëm rri këtu me mua, por jo nëse do të largohesh largohu, nëse do të qëndrosh, qëndro“- tha Rama.

Kryeministri tha se problemi nuk janë shqiptarët që vijnë në Britani, por që përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët.

“Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Gjithmonë kemi thënë na duhet të ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problem im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët. Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet t’i lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por ti veçosh shqiptarët!”- u shpreh Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë