Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Izraeli se Shqipëria qëndron e patundur krah tij në këtë moment ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit.
Gjatë një ceremonie të posaçme, ku u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit dhënë nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, Rama u shpreh se “historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”.
Ai përmendi faktin se ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë një strehë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rama tha gjithashtu se si nazistët iu kërkuan udhëheqësve fetarë në vend që t’u dorëzonin hebrenjtë, por ata refuzuan ta bënin një gjë të tillë, duke thënë që mund të merrnin vetëm arin.
Duke u ndalur edhe te lufta në Gaza, Rama theksoi se Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete, por argumentoi se zgjidhja nuk mund të vijë me Hamasin, pasi sipas tij, nuk është një lëvizje për rezistencë, por janë nazistët e shekullit të ri.
“Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri”.
Ndërkohë, presidenti izraelit tha se populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje me mbështetjen që tregoi ndaj hebrenjve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.