Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet larg Tiranës, në Sarandë. Arsyeja e “braktisjes” së kryeqytetit lidhet me faktin se ka ndjekur nga afër koncertin e këngëtares Carla Bruni, bashkëshortja e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy.
Vetë Rama përpara se të nisej drejt Sarandës priti dje në zyrën e tij, ish-presidentin francez, duke i treguar ambientet, si dhe pikturat e fotot e veçanta.
Ndërsa ndiqte koncertin e Brunit që mbahej në amfiteatrin e Parkut Kombëtar të Butrintit, kryeministri poston edhe video dhe foto.
Sot lideri i PS-së, postoi në faqen zyrtare të llogarisë në rrjetet socialiste foton familjare, duke e cilësuar si foto të ditës, së bashku me bashkëshorten Linda Rama, djalin Zaho dhe çiftin Sarkozy dhe Bruni.
E veçanta e kësaj fotoje është se Rama mban veshur këmishën e bardhë me mbishkrimin PS dhe numrin 30 çka nënkupton se po përgatitet për fushatën elektorale.
Kryeministri në këtë fundjavë pritet të zhvillojë takimet e elektorale në dy qarqet e jugut të Shqipërisë në Vlorë dhe në Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




