Ka ndodhur

Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes. Ky forum do të zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.

Pasi mori pjesë në Ceremoninë e Hapjes, kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”.

Në këtë panel u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë