Ka ndodhur

Rama në familjen e Anri Kashikut që u mbyt duke shpëtuar vëllanë dhe shokun: Shpallet Dëshmor i Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka vizituar familjen e Anri Kashikut, 18-vjeçarit i cili humbi jetën duke shpëtuar vëllain e vet dhe shokun e vëllain.

‘Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij.’- shkruan Rama.

18-vjeçari u fut në det bashkë me rojën bregdetare në sektorin e Bisht Pallës, Igli Shahinaj për të shpëtuar dy të miturit.

Shahinaj rrëfen se arritën të nxirrnin dy të vegjlit, por Anri në atë moment u zhduk dhe nuk mundi ta shihte më, pasi dallgët e kishin tërhequr.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro si dhe kryebashkiakia e Durrësit, Emirjana Sako.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë