Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë shtetëror që organizohet për varrimin e ish-presidentit francez Zhak Shirak. “Paris, Hôtel de Marigny - Në vigjilje të shërbesës ceremoniale për të ndjerin, Presidentin Zhak Shirak”, shkruan kryeministri në Facebook.
Shefi i qeverisë ka postuar edhe disa foto së bashku me presidentin Thacci, ku spikatin takimet me liderët botërore. Në Paris, Rama është takuar me ish-presidentin Bill Klinton, kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, apo dhe presidentin slloven Barut Pahor. Princi Albert II i Monakos, kryeministri belg Charles Michel, presidenti afgan Karzai dhe emri i Kuvajtit janë personalitetet që kryeministri i ka takuar. Gjithashtu kryeministri ka takuar përfaqësues të vendeve skeptike të BE-së, e kjo ka shërbyer edhe si mundësi për të lobuar në pritje të vendimit për negociatat ku Këshilli i BE-së pritet të marrë më 18 tetor.
Më poshtë foto galeria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.