Kryeministri Edi Rama nga Belshi kërkoi votën e qytetarëve me 14 maj, kur prezantoi kandidatin e PS, Arif Tafanin. Nuk munguan as sulmet ndaj kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Unë vërtetë e kam pasur bindje, fiksim që ky vend duhej kthyer në destinacion turistik. E kam pasur këtë bindje që kur kam ardhur për herë të parë. Kur ky liqen ishte si pellg i rrethuar nga plehra, ferra. Ku bëmë aktivitetin e parë në aksin kryesor atje. Medemek bulevardi që ishte gjithë gropa. Kur erdhi Arifi që më mori, dukej dikur po më merrte të më çonte me ndonjë vakti, tha se rruga është shumë e vështirë. Që në atë moment e kam parë të ardhmen e Belshit tek ky liqen si qendra e gravitetit të një zhvillimi shumë më të madh. Vetëm sa kemi filluar ta vëmë në punë. Nëse sot ne jemi në një situatë ku brenda një viti këtu vijnë 150 mijë vizitorë dhe turistë, atëherë kjo që s’bëhej fjalë për turistë e vizitorë, por edhe kush jetonte këtu e kishte mendjen të ikte”, tha Rama.
Në Cërrik, Rama tha se Sali Berisha dhe Ilir Meta i duan bashkitë për t’i kthyer në kështjella të luftës politike me qeverinë.
“Vijnë nga e shkuara, s’kanë bërë asgjë, madje kanë bërë më shumë dëm. Vijnë jo për të bërë më shumë punë, por për të marrë peng bashkitë për t’i kthyer në kështjella të luftës politike me qeverinë, vijnë për të mbyllur investimet, për t’i mbyllur rrugët zhvillimit bashkëpunimit dhe për të filluar avazin nga e para, dhe për t’i harxhuar lekët e taksave për të financuar autobusë që nisën në Tiranë për të thënë Rama ik. Kanë 10 vite që e thonë, unë s’kam ndërmend të iki se thonë ata Rama ik, do vijë edhe dita ime për tu larguar, por ajo ditë do vijë kur ne të vendosim bashkërisht, po ata nuk vendosin dot atë ditë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.