Politike

Rama në Asamblenë e OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme

Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke theksuar rëndësinë e tolerancës dhe bashkëpunimit në kohët e vështira që po kalon bota.

Ai theksoi se Shqipëria, pas kryesimit të Këshillit të Sigurimit, ka për qëllim të përfaqësojë vlerat universale, duke ftuar vendet të shkojnë përtej zonave të rehatisë.

Duke u fokusuar në situatën në Ballkan, Rama e përshkroi Kosovën si një realitet të pakthyeshëm dhe një pjesë integrale të komunitetit euroatlantik, duke bërë thirrje për njohjen e saj nga të gjitha shtetet. Ai përfundoi duke theksuar nevojën për të punuar së bashku për të siguruar një të ardhme paqeje dhe stabiliteti.

“Është bindja e palëkundur e Shqipërisë që ta shohim të shkuarën me sytë e së ardhmes, jo të shohim të ardhmen me sytë e së shkuarës. Agresioni rus kundër Ukrainës, duhet të na shërbejë si zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë të më mirë se ndonjëherë, por na duhet të punojmë midis vetes dhe aleatët që kthimi në të shkuarën jo vetëm të jetë i pamundur, por i paimagjinueshëm.

Në këtë kontekst Kosova është një realitet i pakthyeshëm si shtet mes 6 vendeve të BP, me një perspektivë të qartë europiane e një aleancë të padiskutueshme ndaj komunitetit të madh demokratik të vendeve.

Çdo paralele e tërhequr artificialisht mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për qëllim të shpërqendrojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe opinionin publik, por kurrë nuk mund të zbehin të vërtetën që Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtare, një anëtare aspirantë e komunitetit euroatlantik, dhe nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime të rreme duke nisur me 5 shtete vende anëtare që nuk e njohin”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë