Politike

Rama: Në 2027 Shqipëria mirëpret samitin e NATO-s!

Nga Gazeta 'Si' - Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” se Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i Samitit të NATO-s në vitin 2027.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se sipas tij, askush nuk e besonte dikur që vendi jonë do të bënte një përparim kaq të madh dhe tha se raporti i Shqipërisë me botën ka ndryshuar.

“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mikpresë liderët e 44 shteteve europiane, nga Britania e Madhe, Ukraina apo nga Suedia, në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Gjithashtu, do të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027.

Dua të theksoj këtu, rolin e një tjetër ambasadori që e përcjell këtu si një shembull, dhe jo për ta veçuar nga të tjerët, por kjo gjë na jep mundësinë të jemi mikpritës të Samitit të NATO-s në vitin 2027. Askush nuk e besonte që Shqipëria do të bëhet një pikë referimi dhe aq shumë ka ndryshuar raporti i botës me ne dhe kjo falë një tjetër ambasadori që sot është ministër i Jashtëm dhe jo rastësisht e kanë kërkuar për të kandiduar në OSBE.

Aleancat tona strategjike janë qartazi si drita e diellit dhe miqësitë tona janë të njohura dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë besimin e partnerëve tanë strategjikë. Dhe natyrisht duke qene këtu në qendër të Europës, dhe nuk është e lehtë për ne, fjala vjen ne jemi mes Turqisë dhe Greqisë dhe janë partnerët tanë strategjikë, bashkë me Italinë. Ne jemi një vend i vogël, por duhet të kuptojmë që duhet të rritemi dhe të kuptojmë rëndësinë tonë si vend”, tha Rama.

Rama gjithashtu shtoi se "në 2030, do të ulemi si të barabartë në tryezën e BE-së."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë