Politike

Rama: Në 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja e Sigurimeve mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama njofton se më 1 tetor 2023 do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre.

Rama shton se së shpejti do të ratifikohet dhe marrëveshja me Italinë.

“Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, shkruan kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë