Politike

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për Tiranën

Nga Gazeta ‘Si’- Në mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste janë vendosur disa ndryshime të drejtuesve politikë në qytete të ndryshme dhe në zonat e Tiranës.

Në Tiranë, Qarku i besohet Taulant Ballës, i cili ka mbajtur drejtuesin për diasporën. Manastirliu do të jetë drejtuese politike e PS në Bashkinë Tiranë ndërsa në Durrës drejtues politik është emëruar Blendi Klosi.

Në Lezhë drejtimin do ta marrë Ermal Nufi, ndërsa në Dibër është caktuar Ulsi Manja.

Për Shkodrën është caktuar Enea Karakaçi, ndërsa në Kukës Erion Malaj.

Konfirmohen Belinda Balluku në Fier, Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë dhe Mirela Kumbaro në Gjirokastër. Ende s’ka vendim kush do të jetë koordinatori i PS për Diasporën, post që më parë mbahej nga Balla. 

Bëhet me dije po ashtu se kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi të tjera për forcimin e organizimit në terren, duke kërkuar ngritjen e këshillave të partisë në çdo bashki dhe një angazhim më të madh, veçanërisht në Tiranë.

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën për të luftuar nepotizmin dhe për të pastruar administratën publike.

Ndryshimet në Qarqe

Qarku Tiranë – Taulant Balla
Durrës – Blendi Klosi
Lezhë – Ermal Nufi
Shkodër – Enea Karakaçi
Dibër – Ulsi Manja
Kukës – Erjon Malaj
Elbasan – Arbër Mazniku
Berat – Ervin Demo
Fier – Belinda Balluku
Vlore- Bledi Çuçi 
Gjirokaster- Mirela Kumbaro

Shpërndarja e deputetëve për Tiranën

Njësia 1- Lindita Nikolla

Njësia 3– Iris Luarasi dhe Edona Bilali

Njësia 4- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti

Njësia 5– Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj

Njësia 6- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino

Njësia 7– Sofan Jaupaj, Enkelejd Musabelliu

Njësia 8– Igli Hasani, Vilma Premti

Njësia 9– Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka

Njësia 10- Besfort Lamallari

Njësia 11– Eduard Shalsi

Njësia 13– Elisa Spiropali dhe Anila Denaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë