Politike

Rama ndan foton familjare nga Gjermania! Bisedon me Kurtin dhe Orban (video)

Nga Gazeta 'Si'-Teksa po zhvillohet takimi për 10-vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor në Gjermani, është ndarë edhe një foto familjare me të gjithë liderët pjesëmarrës, mes tyre edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ka qenë kreu i qeverisë që ndau në rrjetin social Facebook pamjet nga takimi, si dhe një video në pushimin e Samitit të Procesit të Berlinit ku shihet ndërsa zbret shkallët me Presidenten e Komisionit Europian Von der Leyen.

Kryeministri shqiptar u pa teksa qëndronte pranë kancelarit gjerman Scholz dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti në radhën e parë, teksa më tej edhe gjatë bisedave të rastit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë