Nga Gazeta ‘Si’- Sali Berisha mblodhi në selinë blu drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët e degëve të PD-së.
Ai u dha porosi për fushatën elektorale dhe kërkoi që kandidatët ta kërkonin votën për partinë në radhë të parë dhe pastaj për veten e tyre.
“Dilni në terren, programi i PD ka gjetur mirëkuptim dhe vlerësim nga qytetarët. Pala tjetër merret me mashtrime nga mëngjesi deri në darkë. Ta keni të qartë, fitorja buron nga ndërgjegjësimi i qytetarëve. Detyrën e parë keni organizimet e takimeve dhe sigurimin e votës”, tha ai.
Kreu demokrat akuzoi Ramën se kopjoi programin e PD-së dhe u bëri thirrje shqiptarëve që më 11 maj te votojnë origjinalin, jo kopjen, (referuar kryeministrit Rama).
“Në një suicid elektoral politik, mendoi të gjejë strehë të programi elektoral i PD, duke faktuar me këtë se ai ishte pa asnjë program vetë, së pari.
Së dyti, duke hedhur poshtë ato që kishte deklaruar 3 ose 4 muaj më parë, se elementë të këtij programi janë humnerë dhe katastrofë.
Së treti, indirekt dëshmoi se ky program qenka i realizueshëm. Natyrisht nuk ka shqiptar që nuk i shtron atij pyetjen: po na thuaj pak, 12 vite ku ishe? Kush të pengoi 12 vite të jetësoje elementë parësorë të paketës së dhembshurisë? Kush e pengoi? Askush përveç vetja e tij, hajnia e tij, vjedhja e tij. Kështu që shqiptarët, kësaj pyetje do i japin një përgjigje më 11 maj, përgjigja do votojnë origjinalin, jo mashtrimin, jo kopjen, jo falsifikimin”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.