Nga Gazeta ‘Si’- Teksa prej 48 orësh përflitej se ai mund të garonte në listën e hapur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka befasuar jo pak, kur nga mbledhja e grupit deklaroi se mund të mos jetë farë në listën e kandidatëve për deputetë.
Rama tha se vendimin ende nuk e ka marrë plotësisht por sipas tij, nëse do ishte në listë të hapur, kjo do të çorientonte votuesit.
“E njëjta gjë vlen në rastin tim. Me thënë të drejtën as e kam pasur, as e kam idenë pse unë duhet të jem aty në atë Parlament për sa kohë e kam këtë detyrë dhe nga ana tjetër do ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë shumë të barabartë.
Ndërkohë vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, se mund edhe të mos jem fare në listë duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt. Kjo është pak a shumë pamja sot”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




