Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama, në Kuvendi Kombëtar Rinor të PS-së, ka ironizuar opozitën teksa u bëri thirrje shqiptarëve që “s’është koha për të lozur me fatin e vendit duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër apo mangallët partiçkave të reja”.
Kreu i qeverisë u shpreh është koha që shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030 dhe se “100 ditë nga sot, kjo Partia Socialiste e Shqipërisë do ta marrë mandatin e 4 për ta ngritur atdheun në majën e lartë të 2030. “
“Që kur ne morën detyrën i dhamë kohës shqiptare një kuptim të rim në të gjitha drejtimet, duke filluar nga drejtimi i kurrizit përballë të huajve dhe nga vënia në vend e dinjitetit të Shqipërisë në sytë e botës. Të gjithë duhet ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë, duke e djegur votën në oxhakun gjithë blozë të një partie të vjetër, që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj, apo në mangallët e disa patiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Është koha kur shqiptarët duhet ta përdorin votë për Shqipërinë 2030”, theksoi Rama.
Kryeministri ka kërkuar dhe votën e emigranëtve të diasporës të cilëve ju ka thënë që ta mos humbasin kohë, por të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, Rama e quajti opozitën një kënetë bretkosash, ndërsa liderin e saj “buf kënete”.
“Kush na ndjek nga jashtë vendit, ta ketë parasysh se afati i fundit për regjistrimin përmes postës, data është 4 Mars. Futuni në faqen e KQZ-së dhe regjistrohuni për të votuar më 11 Maj dhe mos e vini kurrë ndryshim: Vota e çuar tek cilido tjetër është një gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozite bretkosash që ka një krye një buf kënete. Vota e sjellë tek ne, është një gur i vendosur në muret e reja të shtetit evropian shqiptar që po shtrihen dhe po forcohen në të gjitha fushat e jetës shqiptare”, tha kreu i qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.