Politike

Rama: Mora dje miratimin për hapjen e një grupkapitulli tjetër për negociatat

Nga Gazeta ‘Si’-“Fati evropian është në duart tona”-deklaroi kryeministri Edi Rama ndërsa njoftoi se dje ka marrë miratimin se është aprovuar hapja e një tjetër grupkapitulli negociatash. 

Sipas janë edhe 11 kapituj për t’u hapur dhe shprehu besimin se ato do të hapen brenda këtij viti.

“Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani. Mbeten edhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe shpresoj  e uroj që me fuqinë e re të 11 majit të hapim edhe 11 të tjera brenda këtij viti. Do të ishte rekord evropian se asnjë vend s’i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit dhe asnjë tjetër me afat në tre vjet. Fati evropian është në duart tona”, njoftoi Rama.

Rama tha se Shqipëria sipas tij fiton me të dhe Partinë Socialiste, ndërsa sjell në vëmendje arritjet gjatë qeverisjes së tij.

“Shqipëria fiton vetëm me mua dhe PS. Siç e kanë treguar gjithë këto vite, kemi trefishuar prodhimin, të ardhurat për frymë, kur kemi çliruar shumë energji, duke e bërë taksën zero. I vetmi vend në rajon me taksën zero për biznesin e vogël. Sot jemi në vendin e tretë në rajon për rritjen e pagave, do t’i arrijmë edhe ata. Kemi dorëzuar 53 spitale, për të gjetur spitalin e fundit të ndërtuar, duke shkuar mbrapa në vitet ’60-’70. Kemi rindërtuar 450 shkolla”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë