Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Nr. 6 në Tiranë, nuk la pa komentuar edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se ka bërë edhe punë të mira që nuk mund t’ia mohosh, ndërsa e konsideroi si njeri me hënë.
“Ka bërë edhe punë të mira, nuk mund t’ia mohosh, por ka gjithë këto ditë s’ka thënë asnjë gjë kundër dhunës. Sepse ai është si hëna, rrotullohet, herë e plotë dhe herë e qorruar komplet”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.
Sa i përket vendimit të anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Rama u shpreh se Meta, sipas tij, ka bërë një gabim fatal që nuk e bën asnjë president.
Rama ndër të tjera shtoi se një veprim të tillë e ka bërë për të nxitur dhunën e bëri një veprim të tillë për të nxitur dhunën, ndërsa shtoi se tani nuk thotë as një fjalë për të.
“E bëri për të nxitur dhunën pa diskutim dhe ka gjithë këto ditë që s’ka thënë një fjalë kundër dhunës, përkundrazi. Ajo ishte fatale për të. Gabim fatal, nuk e bën kurrë një President Republike një gjë të tillë, në asnjë aspekt”, tha ndër të tjera Rama.
Gjatë takimit, kryeministri Rama komentoi edhe situatën dje në Shkodër dhe e ka krahasuar atë që bënin enveristët e ’91.
“Më kujtohet që në zgjedhjet e 2009 bënin një lloj rezistence, por s’ka ndodhur asnjëherë të përplasen. Që në kohën e Fatosit negociohej mitingu i fundit. Tani kjo histori që i bën thirrje popullit të dalë e të bllokojë kryeministrin pse po vjen në qytet është njësoj si enveristët e ‘91, shkonin për antimiting kundër PD. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shkodër”, tha ndër të tjera kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




