Politike

Rama, mesazh Bashës: Lëri kapsollat! Kur do flasim?

Edhe pse kryedemokrati Basha ka vijon të refuzojë dialogun për zgjidhjen e krizës politike, kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet.

Tre orë pas marshimit-protestë të opozitës së bashkuar, kreu i qeverisë i ka shtrirë dorën për bisedime kundërshtarit të tij politik.

Në një status në shkurtër në “Twitter”, Rama I bën thirrje Bashës të lërë kapsollët dhe të kapë nisë negociatat.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla, janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobusin e këtij qershori e humbe, po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, – shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë