Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e tretë të vaksinës , duke çelur kështu fushatën e dozës së tretë për personat +18 vjeç.
Pasi mbaroi procesin e vaksinimit, apeloi se vaksinimi është i rëndësishëm dhe qytetarët duhet të dëgjojnë shkencën dhe jo idetë konspirative. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nëse qytetarë nuk vaksinohen do të përballen me masa të tjera më të forta, njëjtë si në shtetet e Bashkimit Europian.
Ai ka shpjeguar se mund të vijë momenti që qytetarët e pa vaksinuar nuk do të lejohen të marrin shërbime publike, të shkojnë në punë apo të shkojnë në universitete. Rama shtoi se edhe pronarët e dyqaneve nuk do mundën të mbajnë biznesin e tyre hapur nëse nuk vaksinohen.
“Pra çfarë mund të thuhet sot përveçse vaksinohuni, ndërkohë që vende të tjera janë mbyllur. Kemi bërë çmos që mos të stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë. Ne nuk mundet dot ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë e të dali ku të dali pasi mbajmë përgjegjësi. Nëpunësit e shtetit të vaksinohet pasi mund të vijë momenti që do të ndalohet të shkojnë në punë pa pasur pasaportën e vaksinimit dhe rrjellimisht nuk do të marrin rrogë, e nuk do të paguhen më me taksat e popullit të thjeshtë vetëm sepse nuk duan të vaksinohen. U them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me hapësira publike të vaksinohen pasi mund të vijë momenti që nuk do lejohen”, shtoi Rama.
Më tej Rama shtoi se vaksinimi ka rëndësi thelbësore pasi të mbron nga vdekja dhe se personat që janë riinfektuar e kanë kaluar sëmundjen me simptoma të lehta. I pyetur nga gazetarët se kur do të vijë momenti që do të aplikohen masat për të cilat përmendi ai tha se ky vendim do të merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje