Politike

Rama: Meloni, person i drejtpërdrejtë. D’Alema mentori im. Për Gjadrin përgjegjësi ka Italia

‘E ardhmja e Shqipërisë do jetë si Italia’. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin   “Piazza Pulita” në televizionin “La 7”, ndërsa shpjegoi edhe marrëveshjen për emigrantët.

Intervista  

Gazetari: Faleminderit Kryeministër që pranove intervistë tonë.

Rama: Nuk mund të refuzoj kurrë gazetarët italianë, unë i dua.

Gazetari: Të gjithë, të gjithë ?

Rama: Të gjithë. Është një dashuri pa kushte.

Gazetari: Sepse jo të gjithë kryeministrat janë si ty.

Rama: Sepse ata nuk e dinë se ç’është dashuria.

Gazetari: Mund t’ia thoni Giorgia Melonit që refuzon të vijë në emisionin tonë?

Rama: Unë nuk refuzoj asnjë gazetar. Nuk refuzoj asnjë emision sepse ju bëni punën tuaj … sepse besoj se asnjë pyetje e juaja nuk është tendencioze.

Gazetari: Raporti me Melonin është i shkëlqyer. Ajo është e djathtë, ndërsa ju i majtë. Si lindi kjo shkëndijë mes jush?

Rama: Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të. Ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë. Nuk ka rëndësi se kryeministri është i djathtë, i majtë apo demokristian o çfarëdo. Është kryeministrja e një vendi më afër nesh. Për mua ideologjitë kanë vdekur kur ka rënë muri i Berlinit.

Gazetari:  A mund të na thoni diçka rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë?

Rama: Shqipëria nuk ka asnjë kosto mbi operacionin që Italia do të zhvillojë në Shqipëri për emigrantët. Shqipëria nuk ka asnjë kosto. Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. Shqipëria i ka dhënë përgjegjësinë të shërbejë në një territor që do të menaxhohet tërësisht nga Italia.

Gazetari: Mesa di Kryeministër ju keni një miqësi të madhe me Massimo D’Alemën. A i keni kërkuar këshilla atij?

Rama: Massimo D’Alema është mentor për mua. Unë miqësinë me të e mbaj në zemër si një medalje nderi. Për ju është e vështirë të mendoni se nga vijmë ne. Unë jam rritur në diktaturë dhe e shikoja atë në televizion, pastaj ai u bë kryeministër, dhe u gëzova kur mësova se ai më konsideronte një mik.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, dhe ka shumë që mendojnë se do të jemi si Gjermania, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë